Gjermania u eliminua për të dytin turne radhazi që në fazën e grupeve të Botërorit. Fitorja 4-2 me Kosta Rikën nuk e ndihmoi, pasi Japonia mundi 2-1 Spanjën, duke e mbyllur në vendin e parë në Grupin E. Japonezët fituan me golin e vendosur nga sistemi VAR, por që hapi debate nëse topi e kishte kaluar vijën apo jo. Sipas një fotoje nga lart gjithçka është vendosur për pak milimetra, duke shfrytëzuar teknologjinë. Për trajnerin Hansi Flick verdikti nuk u dha sot, por që në humbjen me Japoninë.

“Ndeshjen e fituan, mund të kishim shënuar më shumë gola. Sidoqoftë eliminimi nuk u vendos sot, por vendimtare ishin ato 20 minuta me Japoninë”.

Mediat gjermane kritikojnë përfaqësuesen e tyre, që nuk është një ekip për turne të rëndësishëm dhe se duhen ndryshime. Në Spanjë e falenderojnë Gjermaninë që nuk lejoi Kosta Rikën të fitonte, një rezultat që do të eliminonte edhe ekipin e drejtuar nga Luis Enrique.

Spanjollët shënuan të parët, por japonezët e përmbysën rezultatin. Në opinionin sportiv u aludua që interesi ishte të shmangej Brazili deri në finale, por gjithçka është mohuar nga lojtarët dhe trajneri i Spanjës.

Tv Klan