Messi vendos rekorde, Argjentina sfidon Holandën në turin tjetër

Një finale e parakohshme mund të cilësohet sfida e raundit të 1/8-ave mes Argjentinës dhe Holandës. E frymëzuar nga një Lionel Messi, rekordmen me kombëtaren “albiceleste”, argjentinasit mposhtën 2-1 Australinë dhe sigurojnë rrugën drejt çerekfinaleve të kompeticionit. Ndaj “kangurëve”, 35-vjeçari arriti në kuotën e 1000 ndeshjeve si futbollist profesionist, një moment historik që e festoi me gol.

Në Botërorin e tij të pestë, Messi realizoi golin numër 94 me fanellën e kombëtares, teksa u bë lojtari me më shumë ndeshje të luajtura në turne final, 23, për të lënë pas një legjendë si Diego Armando Maradona. Kundër Australisë, Messi barazoi edhe rekordin e idhullit të tij të fëmijërisë, 16 ndeshje si kapiten në Kupën e Botës, me mirë se meksikani, Rafa Marquez me 15, Dino Zoff me 14 dhe Paolo Maldini e Philipp Lahm me dy më pak me nga 13 ndeshje.

Sfida mes Holandës dhe Argjentinës vendos përballë dy kombëtare që fituan grupet respektive në Kupën e Botës. Tulipanët grumbulluan 7 pikë, ndërsa kampionët e Amerikës së Jugut siguruan biletën me “fotofinish” në duelin e fundit. Kjo do jetë hera e gjashtë që dy skuadrat duelojnë në Kupën e Botës, me bilancin që flet në një ekuilibër total, 2 fitore për secilën dhe një barazim.

Klan News