Skuadra e Van Gaal fitoi me rezultatin 3-1 sfidën me SHBA
Holanda u bë çerkfinalistja e parë e Botërorit pasi mundi 3-1 Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë të shtunë në Doha. Holandezët u treguan më të saktë para portës edhe pse kishin më pak raste se amerikanët. Protagonist ishte Denzel Dumfries.
Mbrojtësi dha në pjesën e parë asisit për golat e Depay dhe Blind. Wright zgjoi më kot shpresat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke shkurtuar difrencën në të 76’, pasi 5 minuta më vonë Dumfries shënoi të tretin për Holandën.
Skuadra e Van Gaal i çon në 19 ndeshjet pa humbje. Holanda do të luajë në çerekfinale me fituesin e takimit Argjentinë – Australi.
Tv Klan