
Botërori 2022 | Holandë – Argjentinë, çerekfinalja e parë
Largohen nga Botërori SHBA dhe Australia
Holanda dhe Argjentina do të përballen në çerekfinalet e Botërorit. Sfidat me eliminim direkt të luajtura të shtunën përcaktuan këto skuadra si fituese. Argjentina fitoi 2 – 1 me Australinë. Messi realizoi në minutën e 35’, duke festuar më së miri ndeshjen e 1000 në karrierë. Alvarez shënoi përsëri për argjentinasit në pjesën e dytë pas një gabimi të mbrojtjes australiane. Futbollistët australianë nuk u dorëzuan, por goli i Goodwin nuk mjaftoi, duke i larguar nga turneu.
Holanda mundi 3 – 1 Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Holandezët u treguan më të saktë para portës edhe pse kishin më pak raste se amerikanët. Protagonist ishte Denzel Dumfries. Mbrojtësi dha në pjesën e parë asisit për golat e Depay dhe Blind. Ëright zgjoi më kot shpresat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke shkurtuar difrencën në të 76’, pasi 5 minuta më vonë Dumfries shënoi të tretin për Holandën. Skuadra e Van Gaal i çon në 19 ndeshjet pa humbje.
Të dielën do të vendoset një tjetër sfidë çerekfinale që do të përcaktohet pas ndeshjeve Francë – Poloni dhe Angli – Senegal.
Tv Klan