Lojë e vakët dhe pa rezultate, Katari organizatori i vetëm pa provuar shijen e pikëve në botëror



Mungesa e eksperiencës ndërkombëtare ka ndikuar jo pak tek ecuria e kombëtares së Katarit. Skuadra arabike ishte ekipi i parë që i dha lamtumirë Kupës së Botës, duke treguar limitet e saj në fushën e lojës.

Nën drejtimin e teknikut, Felix Sanchez, Katari u pozicionua e fundit në grupin A, ku humbi të tre sfidat ndaj kundërshtarëve si Holanda, Senegali dhe Ekuadori. Bilanc negativ për ekipin nga Gjiri Persik që u mposht në të tre duelet dhe e mbylli grupin në kuotën e 0 pikëve.

Diçka që ndodh për herë të parë me vendin organizator, me Katarin që nuk grumbulloi asnjë pikë dhe eliminohet që në grupe.

Katari e përfundon me grupin A me një bilanc prej 1 goli të shënuar dhe 7 të pësuar, kombëtarja me mbrojtjen e tretë më të dobët, ku ka pësuar aq gola sa Irani dhe Kosta Rika. Në fushën e lojës, skuadra e teknikut spanjoll vuajti shumë për të ndërtuar aksione të rrezikshme në fazën sulmuese, ndërsa në mbrojtje nuk kishte stabilitet, kjo e ndikuar nga eksperienca e pakët.

Peshë në këtë eliminim të shpejtë të Katarit, që merrte pjesë për herë të parë në një Kupë Bote, natyrisht kualifikim direkt si vend organizator, kishin edhe gabimet amatoreske të portierëve, Al Sheeb dhe Meshaal Barsham.


Ndeshjet e kombëtareve organizatore

Katar – Senegal  1-3
Katar – Holandë  0-2
Katar- Ekuador 0-2
Renditja grupi  A
Holanda 7 pikë
Senegali 6 pikë
Ekuadori 4 pikë
Katari 0 pikë