E pabesueshme por e vërtetë, nga Katari vjen surpriza tjetër e Botërorit. Kualifikohet Koreja e Jugut pasi mundi 2-1 Portugalinë. Uruguaj fitoi 2-0 ndaj Ganës, por nuk arrin të kualifikohet për shkak se i duhej edhe një gol më shumë.

Ndeshja dukej se do të ishte e lehtë për Portugalinë që kaloi në avantazh në minutën e pestë. Horta mori një pasim të saktë nga Dalot dhe nuk e diskutoi golin. Koreanët barazuan në minutën e 27-të duke përfituar nga një gabim i Cristiano Ronaldo. Pjesa e dytë u luajt e hapur.

Portugezët bënë disa zëvendësime. Ndoshta për këtë arsye përfitoi Korea që realizoi golin e fitores në minutën e parë shtesë. Koreanët mbetën për disa minuta në ankth në pritje të ndeshjes që Uruguaj po fitonte 2-0 me Ganën. Të dy golat u shënuan nga Arrascaeta në pjesën e parë të takimit. Uruguajanët luftuan fort deri në fund të takimit që shkoi me afro 10 minita shtesë, por nuk mundën ta kalonin sërish portën e ganës.

Portugalia pret të përballet me skuadrën që do të kualifikohet si e dyta e grupit G ndërsa Korea me vendin e parë. Pas pak minutash do të nisin sfidat Kamerun-Brazil dhe Serbi-Zvicër.

Tv Klan