Uruguai fitoi ndaj Ganës me rezultatin 2-0, por kjo nuk i mjaftoi për ta vazhduar garën në Katar 2022.  Diferencën e bëri një gol më shumë i shënuar nga Koreja e Jugut.

Në fund të takimit, amerikano-latinët u shfaqën mjaft të acaruar. Ata pretenduan edhe për një penallti në minutat shtesë, pas një rasti të Edinson Cavani-t.

Në përfundim të sfidës, sulmuesi ishte tepër i inatosur. Përveç protestave të ashpra ndaj arbitrit, teksa ishte duke u kthyer në dhomat e zhveshjes, 35 vjeçari goditi me grusht monitorin e sistemit VAR, duke e përplasur atë në tokë.

Ndërkohë që sulmuesi tjetër Luis Sures nuk arriti t’i mbante lotët në stol.  Ai shkroi në rrjetet sociale se ndihet krenar që është uruguaian edhe pse nuk i respektojnë.

Lojtari  shprehu zhgënjimin e tij, ndërsa theksoi se i dhemb që diçka e tillë ndodhi.

Ndërsa ylli tjetër i skuadrës, Hose Gimenez mund të dënohet me 15 ndeshje pezullim, pasi në rrjetet sociale qarkullon një video, ku mbrojtësi shfaqet duke goditur me bërryl pas koke drejtorin e garave në FIFA-s pas përfundimit të sfidës.

Klan News