Belgjika e Gjermania të detyruar për të fituar, Japonia e Maroku ‘kënaqen’ me barazim

Muaji Dhjetor vjen tepër emocionues në Kupën e Botës. Katër duele interesante do luhen këtë të enjte, ku spikat padyshim përballja për kreun e grupit F mes Kroacisë dhe Belgjikës. Asgjë nuk është e garantuar për dy kombëtaret, me gjithçka që mbetet e hapur për skuadrën që do vijojë më tej. Nënkampionët e Botës janë më të favorizuar për tu kualifikuar, pasi aktualisht mbajnë vendin e parë në kuotën e 4 pikëve.

Kroatëve do i shërbente edhe një barazim për të shkuar më tej, teksa Belgët do jenë të detyruar për të fituar. Maroku është tepër e favorizuar kundër Kanadasë për të marrë 3 pikët, pasi këto të fundit janë eliminuar dhe luajnë pa llogari. Afrikanët janë në vendin e dytë me 4 pikë, gjithsesi, një humbje e tyre e kombinuar me disfatën ose një barazim të Kroacisë i kalon në turin tjetër.

Interesante situata në grupin E. Spanja kryesuese luan një sfidë me Japoninë, me aziatikët që do preferonin minimalisht një barazim për tu kualifikuar, gjithmonë nëse Kosta Rika nuk merr pikë ndaj Gjermanisë. Në krahun tjetër, iberikët do fitonin grupin në rast se merrnin 3 pikët ndaj japonezëve. Teksa Gjermania është e detyruar për të fituar, pasi vetëm kështu do të vijonin rrugëtimin në ‘Katar 2022’, gjithmonë e kombinuar me humbjen e mundshme të Japonisë.

Grupi E

Kroaci – Belgjikë  ora 16:00
Marok – Kanada ora 16:00

Grupi F

Spanjë – Japoni 0ra 20:00
Kosta Rika – Gjermani 0ra 20:00

Grupi E

Kroacia 4 pikë
Maroku 4 pikë
Belgjika 3 pikë
Kanadaja 0 pikë

Grupi F

Spanjë 4 pikë
Japoni 4 pikë
Kosta Rika 3 pikë
Gjermania 1 pikë