Emocionet me eliminim direkt nisin të shtunën, në fushë Holanda e Argjentina

Emocionet e raundit të 1/8-ave të Kupës së Botës këtë të shtunë do të nisin në orën 16:00 me duelin mes Holandës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tulipanët janë favorit për të kaluar më tej, pasi edhe në pankinë kanë një ekspert si Louis Van Gaal.

Gjetja e rrjetës kundërshtare nuk ka qenë problem për skuadrën holandeze, pasi janë të pamposhtur që nga humbja në të njëjtën fazë të Kampionatit Europian vitin e kaluar, ku ka koleksionuar 13 fitore dhe 5 barazime. Kjo do jetë përballja e parë e këtyre nivele mes dy kombëtareve, teksa në nivel miqësor, Holanda ka regjistruar 4 fitore dhe 1 humbje.

Në orën 20:00, do të zbresë në fushë Argjentina e Lionel Messit. Albicelestët nisen të favorizuar përballë Australisë, që bëri mrekullinë në grupe, duke eliminuar një rival si Danimarka. 7 herë fituesi i ‘Topit të Artë’ synon rekord ndaj kombëtares së “kangurëve”, pasi nuk ka shënuar kurrë në këtë fazë eliminatore të Botërorit. Argjentina është tepër hermetike në prapavijë, pasi vetëm tre skuadra kanë gjetur rrjetën kundër kësaj kombëtareje në 18 ndeshjet e fundit.

Klan News