Të dielën, Franca përballet me Poloninë, kurse Anglia luan ndaj Senegalit

Sfida e parë e së dielës në të 16-at është Francë-Poloni, që do të luhet në orën 16:00.

“Lë blë” kryen pergatitjet e fundit për takimin ndaj polakëve, që kanë dy lojtarë të rëndësishëm si sulmuesi Robert Levandovski, dhe portieri Shezni, që ka pritur dy penallti në tri takime.

Ndërkohë që edhe Polonia e di se do ta ketë të vështirë të përballojë sulmet e “Gjelave” të udhëhequr nga Kilian Mbape.

Në mbrëmje, Anglia përballet me Senegalin në stadiumin “Al Bait”.

Pritshmëritë janë të mëdha për “tre luanët” që shikohen si një ndër ekipet favorite.

Ndërsa te Senegali besojnë se do të bëjnë mrekullinë, edhe pse në kombëtare nuk do të jetë ylli i ekipit, Sadio Mane, i dëmtuar.

Favorite në këtë edicion shikohen, Brazili, Anglia dhe Franca.

Referuar tabelës që tregon rrugëtimin e kombëtareve që nga nisja e fazës së eliminimit direkt, gjasat janë të mëdha që në finale të mbërrijë një përfaqësuese nga Europa.

Ndërkohë në gjysmëfinale, duke u bazuar nga ekipet favorite mund të ketë një përballje midis dy rivaleve të mëdha të Amerikës Latine, Brazil-Argjentinë.

Klan News