CR7 dhe grupi do të përballen të martën ndaj Zvicrës në të 16-at, luzitanët bëjnë gati strategjinë

Përfaqësuesja portugeze ka filluar përgatitjet për sfidën kundër Zvicrës në të 16-at e Kampionatit Botëror. Luzaitanët e përfunduan fazën e grupeve të parët në Grupin H, pavarësisht se u mudën nga Koreja e Jugut në takimin e fundit. Ndësa helvetët dolën në vend të dytë në Grupin G.

Portugalia, e udhëhequr nga Kristiano Ronaldo do të kërkojë një tjetër sukses në fazën e eliminimit direkt, ndërsa ëndërron Kupën e Botës. Kapiteni 37-vjeçari ka si objektiv që të barazojë rekordin e futbollsitit portugez me më shumë gola në një Botëror, që mbahet nga legjenda Eusebio, i cili realizoi 9 në Botërorin e vitit 1966 në Angli, i vetmi ku ai luajtur.

Kristiano Ronaldo u bë futbollisti i vetëm që ka realziuar në pesë Kupa Bote. Kapiteni që u përfol nga mediat se kishte përplasje me trajnerin Fernando Santos, sqaroi se marrëdhënia e tij është shumë e mirë dhe se ai nuk i kishte bërtitur kur u zëvendësua në sfidën ndaj përfaqësueses koreano-jugore.

Në përballjen e fundit, tekniku portugez bëri gjashtë ndryshime krahasuar me ekipin që mpsohti Uruguain, për të shmangur kartonët e verdhë që mund të sillnin pezullimin e ndonjë prej lojtarëve, në raundin pasardhës.

Luzitanët, tani i pret një mison i vështirë, pasi kundër të martën do të kenë Zvicrën e Xhakës dhe të Shaqirit.

Klan News