hollanda - kiliHolanda mund Kilin me rezultatin e ngushtë 1 me 0 në sfidën e tretë të vlefshme për grupin B të botërorit brazilian.

Për tulipanët shënoi në të 77-tën i riu Fer. Me këtë rezultat të dyja ekipet u kualifikuan në fazën e 1/8.

Europianët zunë vendin e parë në grup me pikë të plota, 9. Ndërsa amerikano-jugorët u renditën të dytët me 6 pikë.

Takimi tjetër për këtë grup që vlente për statistikë, ai mes Spanjës dhe Australisë përfundoi me rezultatin 3 me 0 për ekipin europian.

Në mbrëmje, në orën 22:00 do të luhen edhe takimet e fundit për grupin A, të cilat gjithashtu vendosin se cilët ekipe kualifikohen për më tej.

Vendasit e Brazilit do të ndeshen me Kamerunin, që s’kanë asnjë shpresë për të vijuar botërorin. Ndërsa sfida tjetër është ajo mes Kroacisë dhe Meksikës.

 

TV KLAN