Ermal Hadribeaj dhe Florian Doskja e mbyllën me medalje bronzi në Kampionatin Botëror të arteve marciale mikse që po zhvillohet në Bahrein.

Sportistët shqiptarë mbërritën deri në përballjet gjysmëfinale, por nuk arritën të shkonin më tej. Pavarësisht kësaj ky është një rezultat i mirë për ta, në një aktivitet ku morën pjesë 400 sportistë.

Ermal Hadribeaj dhe Florian Doskja arritën të fitonin 3 ndeshje secili në Kampionatin Botëror të arteve marciale mikse.

Tv Klan