Kualifikohet pas fitores ndaj Al Ahly

Bajerni i Mynihut siguroi finalen e Botërorit të Klubeve ku do të përballet me ekipin meksikan Tigres. Kampionët e Europës mundën 2-0 ata të Afrikës, Al Ahli në takimin e luajtur të hënën në Doha.

Levandovski realizoi të dy golat e sfidës e zotëruar nga skuadra gjermane. Finalja e Botërorit të Klubeve do të zhvillohet më 11 Shkurt.

Tv Klan