Botërori i mundjes, Enio Kërtusha eliminohet në fazën e 1/16

Botërori i mundjes, Enio Kërtusha eliminohet në fazën e 1/16

18:50 16/09/2019

Shqipëria e nisi me humbje Botërorin e mundjes që po zhvillohet në Kazakistan.

Enio Kërtusha u eliminua në fazën e 1/16 në përballjen e peshës deri 60 kilogramë në stilin klasik. Mundësi shqiptar u mund me pikë 5 – 1 nga italiani Jakopo Sandron.

Për Shqipërinë pritet të zbresin në tapet edhe Eriglent Prizreni në peshën 70 kilogramë e Isa Merkja në 61 kilogramë në stilin e lirë. Ky aktivitet shërben edhe për kualifikim në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT