Indrit Çullhaj e mbylli në raundin e dytë botërorin e xhudos që po zhvillohet në Azerbajxhan.

Sportisti shqiptar i peshës deri 66 kilogramë, pasi eliminoi rivalin nga Botsvana, Tsheko nuk arriti të njëjtin sukses me rusin Puljaev.

21-vjeçari Çullhaj është kampion i Ballkanit në fuqi. Indrit Çullhaj synon të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Verore të 2020 që do të mbahen në Tokio.

Tv Klan