“Botës i janë shkaktuar dëme të parikuperueshme”

“Botës i janë shkaktuar dëme të parikuperueshme”

22:55 10/09/2019

Shkencëtarët paralajmërojnë për mungesë të ujit të pijshëm

Ndërhyrja e dorës së njeriut ka bërë që shumë gjëra të ndryshojnë me shpejtësi të madhe duke dëmtuar të gjithë mjedisin ku jetojmë. Në bazë të një studimi të kryer nga Komisioni Botëror për Adaptim ku marrin pjesë 18 shtete anëtare, rezulton se dëmi që i është shkaktuar tokës nuk mund të rikuperohet të paktën në ritmet që është duke vijuar aktualisht.

Përpos kësaj, në raport thuhet se ndryshimet klimatike do të kenë ndikim të pamohueshëm edhe në humbjen e jetës së njerëzve.

Paralajmërime vijnë edhe për mungesë të ujit duke shkaktuar edhe një vallë të re imigrimi në zona të ndryshme të botës. Aktualisht në botë 1.4 miliardë njerëz vuajnë për mungesë të ujit, por ky numër brenda pak vitesh do të shkojë në 5 miliardë.

Për të marrë masa duhen ndryshime drastike në veprimtarinë njerëzore, por edhe qindra miliarda Euro investime në teknologji e deri tek çdo hap që njerëzit hedhin aktualisht. Megjithatë shkencëtarët të cilët janë marrë me këtë studim, janë shpresëpak pasi në shumë vende të botës shfrytëzimi i tokës është shumë i madh, duke mosllogaritur dëmet që i shkaktojnë mjedisit.

Klan Plus

Të ngjashme
UKT