Ajo ka një lidhje shumë të fortë me librin dhe gjithmonë kujdeset që lexuesi shqiptar të ndihet mirë me librat që sjell. Shpesh ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të folur për librat, por ndryshe nga herë të tjera sot rrëfeu për lajmin e bukur të pritjes së ëmbël për herë të dytë. Bëhet fjalë për botuesen, Loreta Berhami.

Ajo tregoi se është në muajin e 6-të të shtatzënisë dhe zbuloi se është në pritje të një vajze.

“Shtatzënia e dytë ndodhi 5 vite pas të parës, Leoni tani është 5 vjeç. Qe një vendim i vetëdijshëm për të pasur një fëmijë të dytë. Pas lindjes së parë, aq e lodhur isha sa tha që këtë torturë nuk kam për ta jetuar më, por im bir është i mbarë dhe sa më shumë kalonte koha gjërat u bënë gjithnjë e më të thjeshta. Tani më është bërë shok, komunikojmë shumë mirë dhe thamë pse jo të bëjmë edhe një fëmijë të dytë. Unë jam gjashtë muajshe dhe presim vajzë. Kur mendoja që do të bëja një fëmijë të dytë lutesha që të ishte vajzë sepse doja t’i kisha të dyja gjinitë. Janë emocione që i kam përjetuar një herë po edhe herën e dytë janë po të njëjtat emocione. Jeta sërish do ndryshojë, por në çastin që e njeh të duket sikur ka qenë gjithmonë aty. Muajt e parë për mua kanë qenë të vështirë, bëhesha shumë nervoze. Bashkëshorti më thoshte: “Nuk je vetëm ti shtatzënë, jam edhe unë”. Kjo gjë më ngrinte nervat dhe i thosha që kjo gjë nuk funksionon. Por ai do të thotë që kjo gjë është shumë e rëndësishme për të”, tha Berhami./tvklan.al