“Më mirë, më keq apo për dreq?” Kjo ishte intervista që drejtuesi i emisionit “Zonë e Lirë” në Tv Klan, Arian Çani kishte përgatitur për të ftuarën e tij të parë, politikanen Grida Duma.

Përmes intervistës Çani i kërkoi Dumës të vlerësonte largimin e ministrave dhe zëvëndësimin e tyre me emrat e rinj. Lidhur me zëvëndësimin e ish-zv. Kryeministres Senida Mesi me deputetin Erion Braçe, Duma tha “më mirë”, pasi është figurë politike dhe se përfaqëson një pjesë të socialistëve.

Ajo shkoi më tej teksa shtoi se Rama është në krizë dhe për këtë arsye ka kaluar qeverinë tek njerëz teknikë dhe se ka përdorur Braçen si kapak pusete.

“Erion Braçe është një figurë politike që përfaqëson një pjesë të socialistëve. Besoj se difekti më i madh që ka ndryshimi i Ramës në qeveri është se u mbush me teknicienë. Kur bëhet një qeveri teknike, ato kanë një zë. Të gjithë liderat kur janë në kriza, e kalojnë qeverinë tek njerëz teknikë. Rama e ka përdorur si kapak pusete Braçen”

, tha Duma.

/tvklan.al