Brad Pitt dhe Charlize Theron duket se janë në një romancë. Sipas thashethemeve nga Hollywood, çifti është duke u takuar që prej fundit të muajit Dhjetor. Dhe si katalizator për takimin e tyre ka shërbyer aktori tjetër hollivudian, 58-vjeçari Sean Penn.

Sipas mediave të huaja, 55-vjeçari Pitt dhe 43-vjeçarja Theron flirtuan në publik gjatë shfaqjes së një filmi. Charlize Theron do të jetë e para grua që do të bëjë për vete Brad Pitt që pas divorcit të tij në vitin 2016 nga Angelian Jolie nëse gjërat shkojnë mirë. Kurse Charlize Theron i dha fund lidhjes së saj me Sean Penn në vitin 2015.

Dhe si për ironi të fatit, ish-bashkëjetuesi i saj është pikërisht personi që i ka takuar të dy bashkë. Që prej njohjes nga Sean Penn, Pitt dhe Theron takohen vazhdimisht. Në mediat rozë flitet se dyshja është ende në fazën e flirtimeve.

/tvklan.al