Brad Pitt dhe e dashura e tij 29 vite më e vogël thuhet se janë ndarë pas një romance që patën gjatë muajve të verës.

Aktori 56-vjeçar dhe modelja 27-vjeçare Nicole Poturalski u panë për herë të parë në publik në muajin Gusht. Romanca e tyre e fshehtë zgjati rreth 3 muaj, por tani thuhet se lidhja e tyre ka përfunduar.

Lajmi është bërë i ditur nga portali “Page Six”, që shkruan se një burim i ka thënë se lidhja e Pitt me Nicole nuk ka qenë asnjëherë serioze.

Në fund të muajit Gusht, aktori i njohur hollivudian dhe modelja gjermane u panë së bashku në një aeroport në Francë. Por duket se pas kësaj romance vere, tashmë çdo gjë ka përfunduar. /tvklan.al