Brad Pitt përveçse aktor, është i njohur edhe për rolin e tij si investitor dhe biznesmen. 58-vjeçari ka lançuar së fundmi linjën për kujdesin e lëkurës “Le Domein”, e cila ofron një pastrues, një krem dhe serum për fytyrën, të cilat arrijnë vlerën rreth 80 deri në 385 dollarë.

Gjatë një intervistë për Vogue aktori u shpreh se linjën e kujdesit të lëkurës, ai e bashkëthemeloi me kultivuesit e verërave organike të familjes Perrin.

Sakaq, ai bëri me dije se rrushi i injektuar në linjën e kujdesit të lëkurës është nga Shatë Mirëvëll dhe se produktet e tij do të prodhohen në Francë.

“Le Domein” synon të ngadalësojë procesin e plakjes së lëkurës në mënyrë që të gjithë pavarësisht nga gjinia apo lloji i lëkurës të mund të plaken ngadalë.

Kujtojmë se Brad Pitt dhe Angelina Jolie blenë vreshtin dhe shtëpinë e Shatë Mirëvëll në jug të Francës në vitin 2008. Pas divorcit, Pitt paditi ish-bashkëshorten e tij pasi kjo e fundit shiti 40 përqind të aksioneve të saj për vlerën 164 milionë dollarë duke prishur kështu kompromisin e tyre që asnjëri prej tyre të mos i shes aksionet përkatëse në biznesin familjar pa pëlqimin e tjetrit.

Klan News