Aktori i njohur Brad Pitt në një intervistë të dhënë së fundmi për “The New York Times”, ka treguar disa detaje nga jeta e tij personale që i kanë habitur fansat.

Edhe pse mund të duket e pabesueshme, por aktori tani është më tepër emocional dhe madje e gjen shpeshherë veten edhe duke qarë. Sipas tij kjo është një shenjë e mirë.

 “Unë jam i njohur si një njeri që nuk qan. Nuk kisha qarë për 20 vjet. Tani e gjej veten, në këtë fazë të fundit, shumë më të prekur nga fëmijët e mi, miqtë dhe lajmet. Vetëm i prekur. Nuk e di se ku do të më çojë e gjithë kjo, por mendoj se është një shenjë e mirë”.

Më tej, Pitt shton se të gjithë gabojmë, por e rëndësishme është reagimi jonë dhe hapi i radhës që ndërrmarim.

Ne gjithmonë i kemi kushtuar rëndësi të madhe gabimit. Por ajo që ju bëni pas gabimit, është ajo që e përcakton me të vërtetë një person. Të gjithë do të bëjmë gabime. Por cili është ai hapi tjetër? Ne kemi një kulturë që nuk presim që të shohim hapin tjetër të këtij personi”./tvklan.al