Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” 30-vjeçaren, Egljanta Isufi që disa ditë më parë braktisi foshnjën e sapolindur në garazhin e një pallati në zonën e Yzberishtit.

Në seancën e zhvilluar këtë të diel e reja është njohur dhe me lajmin e trisht për ndarjen nga jeta të foshnjës së porsalindur.

Ndërkohë lidhur me veprimin e kryer prej saj, 30-vjeçarja ka deklaruar se lindjen e kreu në bodrumin e pallatit pasi i vinte turp të shkonte spital duke qenë se i dashuri i saj e kishte braktisur.

Gjithashtu e reja shtoi se për shtatzëninë e saj ka dashur të mos ketë dijeni as familja e saj, si dhe opinioni publik.

Për aktin e kryer, avokati mbrojtës i 30-vjeçares kërkoi që asaj t’i bëhet ekspertizë psikologjike, kërkesë që iu aprovua nga togat e zeza.

Për 30-vjeçaren, Egljanta Isufi rëndon akuza e “Braktisjes fëmijëve të mitur”.

Tv Klan