Në 30 vitet e fundit gati gjysma e duhanpirësve europianë ka hequr dorë nga ky ves. Përjashtim bëjnë vetëm vendet e Evropës jugore ose ato mesdhetare nuk janë në nivelet e veriorëve dhe pjesës qendrore të kontinentit.

Studimi i financuar nga BE është kryer në 17 vende dhe është publikuar në revistën shkencore

Plos One.

Sipas institucioneve, rezultatet tregojnë se në Europë ka një ndërgjegjësim për efektet e dëmshme të duhanit, veçanërisht gjatë shtatzënisë. Në fakt nga të dhënat rezulton se në pjesën më të madhe janë gratë të cilat heqin dorë nga duhani, rreth moshës 30 vjeçare.

Çdo vit në Europë 50 në çdo 1000 gra heqin dorë nga vesi i tymosjes ndërsa në vendet nordike përqindja është më e lartë, duke shkuar deri në 80 në çdo 1000, ndërsa e kundërta ndodh më jugun e kontinentit ku maksimum janë më pak se 30 në çdo 1000 femra.

Gjithashtu nga studimi rezulton se kush e nis duhanin në adoleshencën e hershme ka një varësi më të theksuar rrjedhimisht më të vështirë për ti thënë lamtumirë.

Klan Plus