“Po përgatitemi për vjeshtën pasi vjen edhe gripi sezonal”

Aplikimi i kurimit me plazmën e gjakut sipas kreut të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, do të jetë një mundësi më shumë në trajtimin e pacientëve. Ai thotë për Tv Klan se edhe pse ky kurim nuk është gjithmonë i mjaftueshëm, do të jetë një armë më shumë në luftën me virusin.

“Rezultatet nuk janë një numër i madh trajtimesh, pra ndihmon në trajtimin e kësaj sëmundje, por nuk është zgjidhja përfundimtare e saj”, tha Brataj.

Brataj sqaroi edhe punën që po bëhet për rritjen e kapaciteteve pasi gjatë vjeshtës përveç koronavirusit në popullatë do të rritë qarkullimin edhe gripi sezonal.

“Shtim të personelit, trajnim të personelit, shtim të shtretërve. Të gjitha këto burime vihen në dispozicion të njerëzve. Çfarë kërkohet: që mos të ezaurohen këto burime”, tha ai.

Kreu i Urgjencës apelon që të shmangen sa më shumë grumbullimet në mënyrë që të ulet transmetimi i virusit në vend.

Tv Klan