“Pse nuk u bëhet tampon të gjithë kontakteve me të prekurit”

Rritja e të prekurve dhe viktimave ishte e pritshme për autoritetet shëndetësore që kur u mor vendimi për t’u hapur, por sipas Skënder Bratajt, shifrat janë më të larta se parashikimet.

Për këtë ai rendit disa arsye.

“Ne e thamë që para se të fillonim hapjen e masave që do të kishte një rritje të numrit të të infektuarve dhe të të sëmurëve për arsye fiziologjike, sepse do të shtoheshin kontaktet, do të shtoheshin numrat. Veçse jo në këtë farë mase, në këtë mosrespektim masash nga ana e të gjithëve”.

Brataj thotë se virusi ka ndryshuar dhe ky është shkaku që jo të gjithë kontakteve me të prekurit nuk u bëhet tamponi. Sipas tij duhet pritur njëherë shfaqja e shenjave.

“Rrethi i njerëzve që kanë pasur kontakte apo që kanë qenë në kontakt me këta njerëz që janë pozitiv, që kërkojnë tamponin edhe pa pasur shenja dhe simptoma, është e vështirë që të kapen dhe të dali pozitiv, për arsye të ndryshimit të formës së virusit, të virulencës, që do të thotë që edhe nëse je i infektuar pa shenja dhe pa simptoma nuk është e thënë që të dalësh pozitiv”.

Kreu i Urgjencës apelon që qytetarët të respektojnë masat e distancimit social në mënyrë që të evitohet infektimi me virus.   

Tv Klan