Naxhija thotë se nuk e pranon dot motrën e saj, Luljetën në shtëpi për shkak të një problemi dokumentacioni. Kjo ka thyer premtimin e Naxhijes për të jetuar së bashku ndaj motrat konfliktohen nëë “Shihemi në Gjyq”.
Gjatë rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Naxhija rrëfeu se djalin e saj të parë ia ka dhuruar kunatës që ishte pa fëmijë. Me këtë djalë, ajo sot nuk gëzon marrëdhënie të mira dhe thotë se është arsyeja pse nuk mund ta mbajë premtimin ndaj së motrës.
Eni Çobani i shpjegon se nuk ka asnjë pengesë me dokumentacionin e shtëpisë pasi vërtetimi i faktit nga gjykata dhe leja e ndërtimit, të lëshuara që në vitin 1992 i përkasin bashkëshortit të Naxhijes. Djali i saj nuk është i regjistruar në emrin e prindërve biologjikë, por atyre adoptues megjithatë Naxhija vijon të refuzojë.
Eni Çobani: Moj çfarë problemi ke me djalin se unë nuk e kuptoj tani? Ti i ke të tëra në emrin tënd. Këto janë të Muharrem Sinanajt. Djali nuk është djali i Muharrem Sinanajt. Është djali biologjik i Muharremit, por në fakt është djali i birësuar i një babai tjetër, me një mbiemër tjetër.
Ardit Gjebrea: Kam një pyetje. Pse zonja Naxhije ato që ju konsideroni dokumente, nuk i konsideron dokumente.
Naxhije: Këtë pyetje po i bëj edhe unë pra, këtë s’po kuptoj tani. Letrat janë me emrin Naxhije, ajo thotë s’kam letra. Kjo pra është. Tani ose këtu ka një qëllim, më vjen keq zonja Naxhije se jeni në moshë dhe ju respektoj për gjithë dhimbjen tuaj. Tani, ose keni një qëllim brenda vetes që këtë banesë me ndërgjegje doni t’ia lini këtij djali për shkak të asaj mungese dashurie që nuk keni arritur t’ia jepni në gjithë këto vite dhe po thoni këtu një gjë tjetër nga ajo që mendoni dhe është e drejta juaj t’ia jepni e t’ia dhuroni kujt të doni. Por në fakt këto letra dhe kjo shtëpi është e Muharrem Sinanajt. Pra, shtëpia dhe dyqani janë të Muharrem Sinanajt.
Naxhije: Bravo zonja Eni, bravo, faleminderit! (Naxhija duartroket). Bravo faleminderit!
Eni Çobani: Po bën shaka më duket. S’ka nevojë të duartrokasësh ti për këtë që them unë. Më vjen keq. Unë po them një të vërtetë, ju s’doni ta pranoni, por kjo është një e vërtetë. (I drejtohet Luljetës). Motra juaj është me letra. Do t’ia dhurosh djalit të birësuar? Thuaje këtu burrash dhe unë prapë do të të shtrëngoj dorën se e ke djalë, e ke bërë ti. S’ke patur mundësi ta rritësh dhe tani ti ndien një mungesë, por kësaj motrës t’ia kishe thënë të vërtetën.
Eni Çobani shpjegon se pretendimi i Naxhijes për shtëpinë e vendosur në emër të djalit të saj të parë, mund të jetë për pronën e vjehrrit të ndjerë. Gjithsesi, fokusi është te vila dykatëshe ku jeton Naxhija e cila e ka dokumentacionin përkatës, por thjesht nuk është regjistruar.
Ardit Gjebrea: Po te shtëpia e re pse s’ka dokumente?
Eni Çobani: Sepse zonja nuk e ka regjistruar. Është dashur që këto dy dokumente, me një kërkesë dhe me një dëshmi trashëgimie të bashkëshortit, t’i drejtohej institucionit të kadastrës dhe të regjistronte pronën.
Ardit Gjebrea: Por mund ta bëjë?
Eni Çobani: Patjetër, patjetër! Po këtë do bëjmë!
Naxhije: Rrofsh moj zonja Eni, rrofsh moj zonja Eni! (Naxhija duartroket sërish)./tvklan.al