petrobrasGjykata Supreme e Brazilit ka aprovuar zgjerimin e hetimeve për një numër të madh ish – zyrtarësh, të përfshirë në skandalin e kompanisë shtetërore të hidrokarbureve Petrobras.

54 politikanë janë akuzuar për këtë çështje, mes të cilëve edhe ish-krerët e të dy dhomave të parlamentit.

Sipas prokurorisë, politikanët janë paguar rregullisht nga Petrobras, që kompania të fitonte kontrata të majme.

Shumica e tyre i përkasin koalicionit qeveritar në fuqi. Por presidentja Dilma Rusef nuk është përmendur fare si e përfshirë në skandal.

Tv Klan