Argjentina do të luajë në gjysmëfinale me Brazilin. Fitorja 2 – 0 me Venezuelën vendosi kualifikimin në fazën tjetër. Lautaro Martinez realizoi që minutat e para të sfidës. Në pjesën e dytë ishte Giovani Lo Celso, i cili përfitoi nga gabimi i portierit Vinotinto Farinez, duke realizuar sërish.

Argjentina nuk e fiton Copa America prej vitit 1993, ndërsa i ka humbur 4 finale prej suksesit të fundit. Ndeshja me Brazilin do të jetë e 110, ku Seleçao është në avantazh më fitoret, 6 më shumë. Argjentina është më suksesshme në Copa America me 14 trofe nga 8 që ka Brazili.

Një vend në gjysmëfinale e siguroi edhe Kili. Kampionëve në fuqi iu desh të shkonin deri te penalltitë në takimin me Kolumbinë. Gabimi i William Tesillo penalizoi kolumbianët. Kili do të presë rivalin në gjysmëfinale që do të dalë nga përballja Uruguaj – Peru.

Tv Klan