Hyrja në “Rage Room” kushton 4.64 dollarë, pjesëmarrësit shkruajnë shqetësimet e tyre në mure

Ndiheni të irrituar dhe të stresuar? Brazilianët tani kanë një vend për të shfryrë zemërimin dhe tërbimin.

Në Sao Paolo, është krijuar një dhomë e quajtur “Rage Room” ku njerzit mund të shfryjnë stresin.

Brenda kësaj depoje njerzit mund të thyejnë televizorë të vjetër, kompjuter, printer. Duke shkatërruar makineritë dhe duke copëtuar xhamin në copa të vogla.

Dyzet e dy vjeçari Vanderlei Rodrigues, i cili hapi biznesin një muaj më parë në Cidade Tiradentes, është shprehur se ka parë një numër të madh të njerzve të stresuar dhe të mërzitur për shkak të pandemisë.

Hyrja në Rage Room kushton 4.64 dollarë. Të veshur me kostume mbrojtëse dhe helmeta, pjesëmarrësit shkruajnë çështje që i shqetësojnë në mure – “ish-të dashurat”, “ish-burrat”, “korrupsioni” dhe “puna”. Këto fjalë bëhen shënjestra e zemërimit të tyre.

Alexandre de Carvalho, 40 vjeç, i cili punon në një kompani reklamash e viziton këtë qendër dy orë në ditë para dhe pas pune. Carvalho ka patur shqetësime me shëndetin për shkak të pandemisë si dhe ka humbur disa nga njerzit e tij afërm nga Covid 19.

Brazili është një ndër nga vendet më të prekura nga Covid 19, ku deri më tani ka regjistruar 10 milion të infektuar dhe 246 mijë kanë humbur jetën që kur pandemia u përhap, duke u renditur kështu në vendin e dytë për nga vdekjet dhe të tretin për infektimet.

Klan News