Ndërsa nivelet e infeksionit po rriten, Brazili ka parë për herë të parë 2,000 vdekje nga Covid në një ditë të vetme.

Vendi ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve në botë, pas SHBA, me një total prej 268,370 viktimash.

Ekspertët paralajmërojnë që niveli i transmetimit po përkeqësohet nga variante më ngjitëse.

Të Mërkurën, ish-udhëheqësi Luiz Inacio Lula da Silva akuzoi Presidentin Jair Bolsonaro për vendimet e marra gjatë pandemisë.

Z. Bolsonaro, i cili u fotografua i veshur me një maskë për herë të parë në një muaj, ka kërkuar vazhdimisht të minimizojë kërcënimin që paraqet virusi. Në fillim të kësaj jave ai u tha njerëzve të “ndalonin së rënkuari”.

Rritja e rasteve ka vendosur sistemet shëndetësore në shumicën e qyteteve më të mëdha të Brazilit nën presion të madh, shumë afër kolapsit, ka paralajmëruar qendra kryesore shëndetësore publike e Brazilit, Fiocruz.

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi pandeminë para një viti, ndërsa deri tani në të gjithë botën janë regjistruar më shumë se 118 milionë raste të virusit dhe më shumë se 2.6 milion vdekje./tvklan.al