Brazili është gati për finalet e Botërorit që nis të enjten. Seleçao po bind gjithmonë e më shumë, pasi në 3 sfida përgatitore pati vetëm fitore dhe asnjë gol të pësuar. Suksesi i fundit në miqësoren e së dielës me Austrinë ku brazilianët shënuan 3 gola ishte një tjetër provë bindëse. Në këtë sfidë nuk mungoi edhe Neymar. Në dallim nga miqësorja me Kroacinë e nisi si titullar duke luajtur për 84 minuta dhe shënuar 1 gol.

“Fillimisht isha pak i frikësuar, por pas goditjes së parë në drejtim të portës u ndjeva më mirë. Isha e qetë dhe vazhdova të luaj, jam shumë i lumtur që mund të vrapoj dhe të kthehem në formë”

, tha Neymar në fund të ndeshjes.

Sulmuesi u rikthye në fushë pas dëmtimit në miqësoren e 3 Qershorit me Kroacinë ku luajti pjesën e dytë dhe realizoi 1 gol. Vetë trajneri i Brazilit, Tite tha se ende nuk mund të thotë se cili është limiti i Neymar, ndërsa aftësitë e tij janë mbresëlënëse.

Brazili do të nisë fazën grupeve më 17 Qershor në përballjen me Zvicrën në Rostov. Në Grupin E janë dhe Serbia dhe Kosta Rika.

Tv Klan