Nejmar udhëheq “Seleçaon” në Suskesin ndaj Venezuelës në Kupën e Amerikës, Kolumbia triumfon minimalisht ndaj Ekuadorit

Pavarësisht se ishte në rrezik për t’u zhvilluar, Kupa e Amerikës ka nisur. Takimi i parë ka qenë i suksesshëm për Brazilin, që dhuroi spektakël e kryeson Grupin B, bashkë me Kolumbinë.

Kupa e Amerikës ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Brazilin. Edhe pse pati debate për zhvillimin e kompeticionit nisur nga shpërthimi i pandemisë së COVID-19, përtalljet nisën, e me spektakël.

Verdhejeshilët fituan 3-0 ndaj Venezuelës në takimin e Grupit B.

Rezistenca e kombëtares venezueliane zgjati vetëm 23 minuta. Më pas Markuinjos zhbllokoi rezultati

Në pjesën e dytë, Brazili shtoi presionin. Në të 64’, Nejmar çoi rezultatin në 2-0, pasi realizoi nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Ky është goli i 67 për të dhe arrin në të njëjtën kuotë si edhe legjenda Ronaldo.  Ai është larg Pelesë vetëm 10 gola.

Nejmar në minutën e 89 i dha asistin e golit të tretë Gabigolit.

Në takimin tjetër të grupit B, Kolumbia mundi me rezultatin 1-0 Ekuadorin.

Kafeteros fituan falë golit të realizuar nga Kardona në minutën e 42. Një triumf që shijon për Kolumbinë që ende e ka të freskët humbjen në nëntor nga Ekuadori me rezultaitn 6-1.

Klan News