SezarBrazil – Kolumbi është ndeshja e parë çerekfinale e botërorit që do të luhet më 4 korrik në Fortaleza.

Përfaqësuesja braziliane nuk e ka patur të lehtë kualifikimin përballë ksuadrës së Kilit duke e zgjidhur vetëm pas goditjes së 11-metërshave.

Koha e rregullt ka përfunduar në barazim 1 – 1, ndërsa në pjesët shtesë megjithëse ka patur raste për gol nuk është shënuar.

Në goditjet e 11-metërshave ka qenë protagonist portieri i brazilianëve Zhulio Sezar me pritjet e tij.

Rezultati i përgjithshëm ka qenë 4 – 3 në favor të vendasve. Kolumbia ka eliminuar Uruguajin që pa Lusi Suarezin nuk ka patur shkëlqim.

Ekipi kolumbian e ka fituar me rezultatin 2 – 0 ndeshjen e luajtur në stadiumin “Marakana”.

Golat janë realizuar nga Xhemjs Rodrigez që është që tani kryeson renditjen e shënuesve në kuotën e 5 golave.

Tv Klan