Carlo Ancelotti mund ta mbyllë karrierën e tij si trajner në stolin e një kombëtareje. Prej kohësh, tekniku i Real Madrid është një dëshirë e madhe e Brazilit.
Humbja e fundit e “seleçaos” ndaj Argjentinës, ka trazuar ujërat dhe e ardhmja e trajnerit aktual, Dorival nuk është e sigurt.
Sipas asaj që raportohet nga “Globo”, Federata Braziliane ka nisur kontaktet me trajnerin Ancelotti, emri i të cilit është në krye të listës së dëshirave. 65-vjeçari pëlqehet shumë dhe duan t’i besojnë drejtimin e kombëtares në Botërorin e ardhshëm.
O preferido volta à cena
— ge (@geglobo) March 26, 2025
A CBF já retomou contatos pelo objetivo de ter Carlo Ancelotti no comando da Seleção na Copa do Mundo de 2026
O técnico do Real foi receptivo com o contato, mas avisou que qualquer avanço está condicionado à espera até o fim do Mundial de Clubes ➡️… pic.twitter.com/gUnpGgOT3H
Tekniku italian ka qenë i hapur ndaj bisedimeve, por sipas tij, çdo gjë vendim mund të merret pas Botërorit të Klubeve, në Korrik të këtij viti.
Brazili tentoi ta afronte Ancelotti-n edhe në vitin 2023, por asokohe italiani vendosi të rinovonte kontratën e tij me Real Madrid. /tvklan.al