Brazili ka mbyllur kufirin e saj me Venezuelën për shkak të fluksit të madh të njerëzve që largohen nga shteti fqinj. Rreth 800 venezuelianë kalojnë kufirin çdo ditë duke shkuar në Brazil, në kërkim të kushteve më të mirë ekonomike.

Në një situatë të tillë, Gjykata urdhëroi që kufiri të mbyllet deri sa Brazili të mund të vendosë kushtet e duhura për të pranuar një fluks të madh të njerëzve. Pavarësisht këtij vendimi, kufiri mbetet i hapur për brazilianët dhe shtetasit e tjerë jo venezuelianë. Ndërsa kufijtë ajrorë dhe detarë nuk janë prekur nga ky vendim.

Tentativa për vrasjen e Presidentit të Venezuelës, Maduro, në fundjavë, rriti tensionet në vend. Mijëra venezuelianë janë larguar nga vendi duke shkuar në shtetet fqinje, kryesisht Kolumbi dhe Brazil, në kërkim të kushteve më të mira ekonomike.

/tvklan.al