Largimi i tre skuadrave nga të mëdhatë pretendentë të Botërorit, ka rritur ankthin se çdo të ndodhë në ndeshjet e mbetura të fazës së eliminimit direkt. Brazil – Meksikë është takimi që ka më shumë interes.

“Ankthi është i madh. Dëshira për të bërë paraqitje të mirë është rritur. Por kemi respekt për kundërshtarin. Brazili po bëhet më i fortë brenda kësaj gare. Po luajmë bukur dhe kemi besim se do të shkojmë më tej

“, thotë Casemiro.

Nga ana tjetër meskikanët do të bëjnë gjithçka që të fitojnë, pasi të mundësh Brazilin është një element që e rrit vetëbesimin.

“Duam të bëjmë histori dhe të çojmë trofeun në shtëpi. Nuk jemi favoritë, por mentaliteti dhe dëshira do të na çojnë përpara. E vetmja gjë që nuk duhet të bëjmë është të relaksohemi, sepse do ta paguanim shtrenjtë”,

shprehet Hector Herrera.

Meksika është skuadra që nisi tragjedinë e Gjermanisë dhe nuk mund të nënvlerësohet. Në ‘Cosmos Arena’ të Samaras, pritet një Neymar show, me gola dhe spektaklin që deri tani ka munguar.

Tv Klan