Brazili është ekipi i parë finalist i Kupës së Amerikës pasi arriti që të fitonte 2-0 me Argjentinën në gjysmëfinale. Një ndeshje më shumë ritëm që pa brazilianet të ishin më të qartë përpara portës kundërshtare.

Ata ia dolën të shënonin nga një gol për secilën pjesë, fillimisht me Gabriel Jesus në minutën e 19 të ndeshjes, ndërsa në të 71 Firmino ishte ai që vulosi suksesin. Një ndeshje që pati mjaft polemika pas përfundimit të saj.

Kapiteni argjentinas Lionel Messi akuzoi hapur arbitrin e takimit. Sipas tij kombëtarja braziliane kaloi në finale vetëm falë ndihmës së kryesorit, pasi sipas tij në fushën e lojës skuadrat ishin të barabarta.

Tashmë Lionel Messi duket se nuk ka ç’të bëjë tjetër përveç se të ankohet pasi për të ky ishte kompeticioni i 9 radhazi me kombëtaren albiseleste nga i cili del pa trofe.

Duket se triumfi me kombëtaren e vendit të tij është kthyer ne tabu për Messin. Ai ka fituar çdo gjë në planin individual me klubin e Barcelonës, por me Argjentinën suksesi mungon.

Ekipi tjetër finalist do të përcaktohet nga përballja mes Kilit dhe Perusë.

Tv Klan