Brazili u jep paga të barabarta lojtarëve të skuadrave kombëtare të djemve dhe vajzave.

Federata Braziliane e Futbollit ka bërë me dije vendimin për të dhënë pagë të njëjtë si për meshkujt ashtu edhe për lojtaret femra që përfaqësojnë Brazilin në kampionatet botërore.

Të gjitha vajzave do t’u jepet i njëjti çmim dhe shpërblim për pjesëmarrjen në stërvitje dhe lojë. Presidenti i federatës Rodrigo Cabolo tha se vendimi është marrë që në Mars.

“Nga Marsi i këtij viti Federata Braziliane e Futbollit ka bërë barazi në pagesa dhe shpërblime mes meshkujve dhe femrave në futboll”, u shpreh ai.

“Që nënkupton se çfarëdo shume që arrijnë të kapin meshkujt, do të kenë dhe femrat. Nuk ka më diferencë mes gjinive dhe çdo performancë do të vlerësohet, si në Kupën e Botës, Lojërat Olimiket dhe kampionate mbarëkombëtare”, vijoi ai.

E njëjta procedurë u ndoq dhe nga Anglia në Janar të këtij viti. Ndjekur nga Australia, Norvegjia dhe Zelanda Re. /tvklan.al