Eksportuesi më i madh në botë i shpendëve dhe eksportuesi kryesor i mishit të shpendëve në Bashkimin Evropian, Brazili nuk mund të dërgojë shpendë dhe produkte mishi në BE për shkak të shpërthimit të gripit të shpendëve, sipas asaj që tha Komisioni Evropian të hënën.
Ndërkohë e gjitha kjo vjen pasi të premten Brazili konfirmoi shpërthimin e parë të gripit të shpendëve në një fermë shpendësh.
“Kushtet e importit të BE-së kërkojnë që vendi i eksportit (Brazili) të jetë i lirë nga gripi i shpendëve”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian.
“Autoritetet braziliane nuk mund të nënshkruajnë më certifikata të tilla shëndetësore të kafshëve për eksport në BE dhe certifikata të tilla nuk mund të lëshohen. Asnjë produkt shpendësh/mishi nuk mund të eksportohet në BE nga asnjë pjesë e territorit brazilian.”
Ministri brazilian i Bujqësisë, Carlos Favaro, tha të premten se sipas protokolleve ekzistuese, vendet përfshirë Kinën, Bashkimin Evropian dhe Korenë e Jugut do të ndalonin importet e shpendëve nga Brazili për 60 ditë. Por Komisioni nuk dha ndonjë afat kohor.
BE-ja është vetëm një treg i vogël për Brazilin, i cili dominohet nga Kina, Emiratet e Bashkuara, Japonia, Arabia Saudite dhe Afrika e Jugut.
Në vitin 2024, Brazili eksportoi më shumë se 5 milionë ton mish shpendësh. Nga këto, afërsisht 4.4% u drejtuan për në BE.
/tvklan.al