Brazili fitoi me rezultatin 2 – 0 miqësoren me Kroacinë e zhvilluar të dielën në Liverpul. Mbi të gjitha në këtë sfidë veçohet rikthimi në fushë pas dëmtimit i Nejmar.

Sulmuesi brazilian hyri në fushë gjatë pjesës së dytë dhe realizoi golin e parë. Kroatët edhe pse patën rastet e tyre, nuk arritën të shënonin. Golin e tjetër për brazilianët e realizoi Firmino në kohën shtesë. Brazili dhe Kroacia po përgatiten për finalet e Botërorit.

Tv Klan