Karnavalet e famshme nuk shtyhen, atmosferë e madhe festive

Duket se koronavirusi nuk ka ndikuar aspak në zhvillimin e karnavale në Brazil.

Qindra gra dhe burra të veshur me kostume tradicionale parakaluan në rrugët e qyteteve të Brazilit, për të nisur festimet e karnavaleve.

Në Rio de Janeiro dhe Sao Paulo numrat e kërcimit ishin gjithashtu në epiqendër të festimeve të karnavaleve, ku shkolla të ndryshme të sambës tregojnë aftësitë e tyre me lëvizje provokuese dhe artistike.

Nuk munguan edhe vajzat të veshura si sirena apo djem si kauboj, veshjet e të cilëve ishin shumëngjyrëshe.

Qytetet verilindore Salvador, Porto Seguro dhe Recife kishin organizuar parada në grupe duke lejuar publikun që të bëhej pjesë e paradës.

Më shumë se një milionë e gjysmë turistë shkojnë në Rio gjatë karnavaleve, ku këtë vit përgatitjet filluan që në 22 Shkurt .

Karnavalet e para braziliane janë mbajtur në vitet 1640. Ndërsa 200 vite më vonë, në vitet 1840 nisi edhe përdorimi maskave, frymëzuar nga karnavalet italiane. 

Klan Plus