Vllaznia mori një barazim 0-0 ndaj Teutës që la në vendnumëro skuadrën shkodrane, e cila mbetet në garë të plotë për titull në Kategorinë Superiore. Shkodranët kishin shumë raste për shënim, por gabuan në momentet decizive, duke bërë që të dilnim me vetëm një pikë nga ky 90 minutësh. Gjithsesi, kjo pikë e mban në vendin e tretë dhe kur kanë mbetur 15 pikë në lojë distanca me Partizanin kryesues është vetëm tre. Pikërisht kjo ka kënaqur trajnerin e tyre, Thomas Brdariç, i cili pas ndeshjes u shpreh i lumtur për këtë paraqitje.

“Nuk kam qejf të ankohem. Humbëm disa raste të mira për shënim, por lojtarëve duhet t’i japim besim. Jam i lumtur me rastet e krijuara. E kishim përgatitur ndeshjen për të shënuar dhe për të fituar, por jam i lumtur me lojën e skuadrës”, është shprehur Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.

Javën e ardhshme, Vllaznia pret sërish në “Loro Boriçi” Kukësin.

Klan News