Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Që mbrëmja e Vitit të Ri të jetë sa më e plotë, në ambientet tona duhet të jetë edhe prania e bredhit të Vitit të Ri. Ato tashmë kanë kohë që shiten nëpër dyqane, apo edhe nëpër rrugë. Këto janë bredhat artificial, që shumë prej nesh i kanë futur në shtëpitë e tyre. Çmimet janë nga 300 deri në 5 mijë lekë dhe përveç bredhit duhet blerë edhe llambat e zbukurimet e tjera. Bredhat kanë kohë që kanë dhënë sinjalin e mbërritjes së ndërrimit të viteve dhe në shumë familje e lokale ata qysh tani kanë krijuar ambientin festiv./tvklan.al