Klosi: Zonë e pastër dhe e sigurtë lundrimi

Bregdeti shqiptar nuk do të jetë më pjesë e hartave ndërkombëtare që e shënojnë atë si një “zonë të minuar”. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, gjatë një takimi që zhvilloi me Drejtorin Ekzekutiv të Zyrës Hidrografike në Britaninë e Madhe.

Zyra e Hartografisë në Britaninë e Madhe do të ofrojë asistencë për ndërtimin e hartave detare për turistët, si dhe informacion të detajuar për të gjitha mjetet lundruese turistike që do të vizitojnë Shqipërinë nga e gjithë bota.

Tv Klan