Brenda 12 orëve, kapen dy persona të shpallur në kërkim

Foto ilustrim

Brenda 12 orëve, kapen dy persona të shpallur në kërkim

09:56 15/11/2018

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Mat dhe në Bulqizë, të cilat kanë qenë të shpallur në kërkim.

Në Mat është arrestuar një 39-vjeçar, i dyshuar si anëtar i një grupi që vidhte makina në Tiranë. Në pranga u vu Gentjan Ahmetsulaj i dënuar disa herë për vjedhje.

Policia thotë se 39-vjeçari dyshohet që në bashkëpunim me dy persona të tjerë të arrestuar para 2 javësh, funksiononin si grup duke  kryer  aktivitet kriminal në fushën e vjedhjeve të automjeteve në qytetin e Tiranës, dhe më pas i dërgonin në qytetin e Burrelit. Për këtë rast, policia ka sekuestruar dy makina tip Benz të dyshuara se janë vjedhur në Tiranë.

Ndërsa në Bulqizë është arrestuar Jurgen Balliu 23 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë me 3.4 vite burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. /

tvklan.al

Të ngjashme
UKT