Rama dhe Veliaj i dorëzojnë çelësat e shtëpisë së re familjes në Petrelë

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur premtimin e tij se brenda vitit 2020, banorët e prekur nga tërmeti do të jenë në shtëpitë e reja. Gjatë mbrëmjes ai ishte në zonën e Ishmit, ku vizitoi banorët të strehuar në çadra.

Zona e Ishmit ishte një nga më të goditurat nga tërmeti ku u prekën rreth 2500 familje. Më herët kreu i qeverisë së bashku me Kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj i dorëzuan çelësat e shtëpisë së re familjes Belegu, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Kryebashkiaku Veliaj siguroi se të gjitha banesat e reja për të pastrehët do të jenë sipas standardeve.

Tv Klan