Victoria dhe David Beckham zgjodhën që këtë fundjavë të pagëzonin vajzën e tyre 8-vjeçare, Harper dhe djalin 14-vjeçar, Cruz.

Ata kanë postuar disa foto nga mbrëmja teksa shihen shumë të lumtur krah miqve dhe të ftuarve.

Kumbarët e fëmijëve ishin miqtë e tyre të ngushte, aktorja Eva Longoria dhe këngëtari Marc Anthony.

“Nuk mund të isha më krenare për fëmijët e mi. Faleminderit familjes time dhe perëndive tona të mrekullueshme”, shkroi stilistja e famshme. /tvklan.al