168 shtëpi të reja për të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit

Dy javë pas miratimit në Këshillin e Ministrave, Ministri Arben Ahmetaj ka nënshkruar marrëveshjen 9 milionë euro me Fondacionin “Firdeus”.

Dokumenti parashikon nisjen nga puna për ndërtimin e 168 banesave të reja në zonën e Thumanës, pas dëmtimit nga tërmeti i 26 Nëntorit. Ahmetaj tha se punimet që do të nisin në muaj Gusht u paraprinë nga një investim i qeverisë në këtë zonë.

Sipas Ministrit Ahmetaj, me fillimin e Tetorit do të nisë puna për hedhjen e themeleve për banesat e dëmtuara nga tërmeti në të gjitha bashkitë e vendit. 

Ai tha se vetëm Bashkia e Durrësit ka arritur të përfitojë nga grantet për ndërtesat ds1, ds2, ds3 e ds4, 34 milionë dollarë, ndërsa në total shumë e granteve të dhëna nga qeveria për muajt Korrik e Gusht arrin në 80 milionë dollarë.

Tv Klan